Lefter Zhidru, 71 vjeç, vijon të qëllojë mbi policinë.

Ai prej disa minutash është mbyllur në banesë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur dy të rinj, Adenour Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Soraci 22 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat RENEA të pajisura me snajper.

71-vjeçarit vijohet t’i bëhet thirrje për t’u dorëzuar por deri më tani ai vijon të qëllojë me armën e zjarrit.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Si shpëtuan efektivët e Shqiponjave nga plumbat e agresorit

Ishin katër efektivë të forcave Shqiponjave ata që kishin shkuar pranë banesës së 71-vjeçarit, kur ai nisi të shtënat.

Efektivët kanë reaguar direkt ne momentin e pare kur kane nisur te shtenat duke shpetuar per te qinden e sekondes nga plumbat e agresorit, fale profesionalizmit duke u ngjitur nje kat me lart, pasi agresori jetonte ne katin e dyte te pallatit ne lagjen “11 Nentori”.