Pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe situata pritet të jetë e njëjtë edhe dy ditët në vazhdim.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije sasinë e reshjeve që kanë rënë gjatë ditës së sotme, ku Lezha renditet në kryer me 82 mm shi dhe ku janë regjistruar edhe përmbytje.

Njoftimi nga SHMU:

Në këto momente vijojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit dhe do të vijojnë edhe përgjatë natës si me intensitet të ulët deri mesatar por edhe deri të lartë kryesisht ultësira perëndimore, veriperëndimi dhe jugperëndimi.

Më poshtë po ju njohim me sasinë e reshjeve të regjistruara në m.m deri në këto momente ku vihet re se sasia më e lartë dhe pjesa më e prekur e vendit ka qenë zona e Veriperëndimit por edhe qarqet si Durrës dhe Tiranë.

Lezhë 82.0mm

Shkodër 45.0mm

Durrës 21.0mm

Tiranë 18.0mm

Kukës 12.6mm