Rikthehen reshjet, zonat që rrezikojnë të përmbyten sërish sipas IGJEUM

13/02/2018 - 13:24

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit bën parashikimin e situatës së reshjeve dhe nuk e përjashton rrezikun e përmbytjeve dhe bllokimit të rrugëve në vend.

Sipas IGJEUM, ditën e martë priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (shih tabelën).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit përgjatë të martës pritet të arrijnë në bregdet: 6 / 11, në vendet e ulëta: 5 / 9, në vendet malore: -1 / 3 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e martë, dt.13) dhe neser (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme (e mërkurë, dt.14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekzekutimi i Ravik Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat.

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” , është shprehur se vrasja e avokatit Ravik Gurra, ngjarje e ndod

Djali i ish Presidentit Bujar Nishani ka vendosur që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në ceremoninë e organizuar në Ditën Kombëtare të Greqisë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë një vendim pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Në këtë fillim sezoni turistik, pushuesit i janë drejtuar bregdetit të favorizuar një pranverë e parakohshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Shqipërisë në Nigero për shtetasin indian

10 studentë të fushave të ndryshme janë përzgjedhur për t’u bërë kontrollorë të trafikut ajror nga afro 300 të rinj që aplikuan.

Komisioni i Sigurisë miratoi propozimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që vettingun e efektivëve të policisë së shtetit dhe gard