Rikthehet koronavirusi në Kadastrën e Durrësit.

“DurrësLajm” mëson se kanë dalë sërish raste me Covid në këtë institucion, ndërsa është bërë edhe dezinfektimi i ambienteve.

Përveç dezinfektimeve që bëhen sipas grafikut, bëhen dezinfektime jashtë radhe në rastet kur punonjës të një institutioni rezultojnë të prekur nga koronavirusi.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në radhët e administratës një pjesë e institucioneve kanë nisur të hartojnë grafik për stafin, në mënyrë që të shmangin përqendrimin e shumë punonjësve në të njëjtën zyrë.

Bashkia, Kadastra etj., janë ndër institucionet që kanë nisur të zbatojnë udhëzimet për punën me grafik të stafit, të alternuar edhe me punën nga shtëpia.