Rindërtimi pas tërmetit/ Madhësia e banesave të reja në varësi të numrit të familjarëve

17/01/2020 - 21:44

Të gjithë ata qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përfitojnë banesa në bazë të numrit të familjarëve. Një vendim i miratuar në fund të dhjetorit dhe i publikuar këtë fillim viti në fletoren zyrtare zbardh të gjitha kategoritë dhe sipërfaqet e përfitimit.

Si fillim, qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike si dhe të rënët në krye të detyrës.

Në vendim përcaktohet se familjet që kanë humbur banesat e tyre në pallate përfitojnë nga programi i rindërtimit në të njëjtin truall. Kështu një familje me dy anëtarë do të marrë një apartament 1+1 me sipërfaqe 45 -60 m2. Një familje me 2 deri në 4 anëtarë do të marrë një apartament 2+1 me sipërfaqe 75 m2 deri 80 m2, ndërsa familjet me më shumë se 5 anëtarë struktura e apartamentit do të jetë 3+1 me një sipërfaqe që llogaritet 90 m2-100 m2.

Ndërsa për familjet në fshat që kanë humbur shtëpitë si pasojë e shembjes përfitojnë grante për rindërtimin e banesave. Në vendim thuhet se banesat individuale do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i pedagogut dhe botuesit të njohur, Henri Çili, i cili akuzohet për mashtrim, pastrim parash

Rikthehen reshjet në pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që deri në mesditë i gjithë vendi të jetë me reshje shiu dhe reshje dëbore n

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.