Drejtuesi i ekpit italian USAR, Nicola Cianneli ka rrëfyer për mediat italiane historinë e trishtë të gjetjes pa jetë nën gërmadha të nënës me 3 fëmijët e mitur në banesën e familjes Lala në Ish-Kënetën e Durrësit.

"Shpresonim ti gjenim të gjallë. Unë shpresoj gjithmonë në çdo situatë. Nuk mendojmë kurrë se nuk mund të jetë kështu. Por nuk ndodhi kështu kësaj here. I gjetëm aty ku imagjinonim se ishin. Të gjithë bashkë të përqafuar. Në të nëjtin ambient, në të njëjtin vend ku deri në momentin e lëkundjes sizimike ishte një krevat për të gjithë. Ishte nëna me 3 fëmijët e mitur. Qe një moment i vështirë për të gjithë ne. Jemi të gjithë prindër e kur ndodhesh përballë fëmijëve duhet një forcë e madhe shpirtërore për të vazhduar punën. Shpresonim të ishin të gjallë si nëna ashtu dhe fëmijët e mitur, dy binjakë 2-vjeçarë e vajza 7 vjeçe, por i dorëzohesh realitetit. Fakti që i gjetëm ishte ngushëllimi i vetëm, të paktën mundëm t'i dorëzonim trupat e tyre familjarëve. Puna jonë është e tillë, jo gjithmonë ka lajme të mira. Ajo nënë me 3 fëmijë ishin aty e ne kishin detyrë t'i kërkonim. Nuk ja dolëm siç ne dëshironim. Tërmeti kishte shuar ato jetë", thotë 52-vjeçari italian i skuadrës së zjarrëfikësve të rajonit të Toskanës.