Rrihet mjeku i Urgjencës, reagon ashpër QSUT

11/02/2019 - 10:12

Një mjek është rrahur në krye të detyrës në spitalin Infektiv në QSUT, ngjarje kjo që ka sjellë edhe reagimin e ashpër të drejtorisë së qendrës spitalore.

Pa dhënë detaje për mjekun e dhunuar dhe rrethanat si ka ndodhur rasti, drejtoria e QSUT-së, i bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

REAGIMI

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Çdo akt dhune e agrsesioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale.

Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër reko

SPAK-ut i shtohet një prokurore, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, duke e çuar në 13 numri