Me nisjen e sezonit turistik është rritur numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin përgjatë zonës turistike të Durrësit.

Bëhet me dije se gjatë këtij sezoni ne DRT Durres janë shtuar  rreth 400 subjekte te reja dhe rreth 365 riaktivizime te subjekteve sezonale.

Inspektimet ne terren kane filluar qe nga fillimi i muajit korrik dhe ne fokus tyre jane bizneset e parregjistruara, mos leshimi i kuponit tatimor, kasa te mbyllura, monitorime te xhiros dhe  rivleresime.

Gjate kesaj periudhe si grupet e ngritura nga DRT Durres ashtu dhe grupet e Drejtorise se Hetimit Tatimor Rajoni Qendror dhe te Taks Forces jane perqendruar kryesisht ne zonat bregdetare te Durresit dhe Kavajes.

Gjate verifikimeve jane konstatuar problematika ne perdorimin e kuponit tatimor dhe ne kasa jo ne gjendje pune.

Per te gjitha shkeljet e konstatuara jane vendosur penalitetet sipas legjislacionit ne fuqi.

Apeli që Drejtoria Rajonale e Tatimeve i ka drejtuar tatimpaguesve është qe te deklarojne xhiron e realizuar nepermjet perdorimit te kuponit tatimor si dhe te deklarojne te gjithe te punesuarit gjate sezonit turistik.

Administrata tatimore do te jete ne terren gjate gjithe sezonit per t'i ndihmuar ne zbatimin e procedurave, por dhe per t'i ndeshkuar ne rastet e shkeljeve te ligjit.

Gjatë stinës së verës, kryesisht në plazhin e Durrësit hapen biznese të reja me natyrë ushqimore si restorante, bare, apo fast-foode, pasticeri, lokale nate me muzikë live, markete, si dhe dyqane veshjesh verore me artikuj te ndryshëm edhe për fëmijë, por edhe hidrosanitare e materiale të shumëllojshme shtëpiake.