Është paraqitur sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan. Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve.

Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, pas prishjes së koalicionit PS-LSI. Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më herët ish-ministri u shpreh i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë.