“Sa mirë te jesh francez”, renditja e kombësive: Shqipëria në zonën gri

21/11/2019 - 12:40

Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin e 56-të, sipas të dhënave më të fundit të indeksit për cilësinë e kombësisë të “Kälin and Kochenov”.

Ndërkohë Shqipëria renditet e 72-ta, në zonën gri të klasifikimit, ose në kategorinë e cilësisë mesatare të kombësisë, në klasifikimin me gjithsej 159 vende.

Indeksi shfrytëzon të dhëna të ndryshme për të vlerësuar cilësinë e jetës dhe mundësitë për rritje personale brenda një vendi të caktuar. Ai po ashtu shikon edhe vlerën e kombësisë jashtë vendit dhe se çfarë mundësish kjo kombësi mund të ofrojë jashtë vendit të origjinës.

Sipas studimit, një Brexit i fortë mund të bëjë që Britania e Madhe të shkasë nga 10-shja e parë e kombësive më të mira në botë, në vendin e 56. Aktualisht, Britania është e teta për sa i takon kombësisë më të mirë në botë, por e 10 në renditje për shkak se disa vende ndajnë të njëjtat pikë.

Franca në anën tjetër është vendi me kombësinë më të mirë në botë, e ndjekur nga Gjermania, Holanda dhe Danimarka. SHBA renditet si vendi i 25 për sa i takon cilësisë së kombësisë, Kina renditet e 56 dhe Rusia në të 62. Në fund të renditjes në këtë indeks renditen Sudani i Jugut, Afganistani dhe Somalia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një automjet luksoz tip “Lamborghini” është kapur nga radarët e policisë ndërsa udhëtonte në bypass-in mes Fierit dhe Vlorës me shpejtësi

Mjeku pneumolog Arjan Mezini tha se rritja e rasteve me COVID në Shqipëri është më e madhe nga sa ai kishte parashikuar se do të ndodhte

E dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 nëntorit, godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ish-drejtoria e Shëndetit Publik në Durrë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së 5 shqiptarëve që po hetohen në Ho

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se "nëse nuk nisin punën do i

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e k

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stadiumi", i zhvilluar në kushte të larta sigurie nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bash

48 orë nga marrja e tamponëve të punonjësve të ISHSH Durrës dhe AKU Durrës, ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqip