Sako takohet me Vasak, surprizon mënyra sesi udhëtoi drejt Durrësit diplomatja franceze (FOTO)

19/09/2019 - 17:54

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me ambasadoren franceze në Shqipëri Christina Vasak.  Ambasadorja franceze Vasak shoqërohej në këtë takim nga përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) me fokus lëvizshmërinë. Diplomatja Vasak dhe zyrtarët që e shoqëronin kanë udhëtuar  me tren nga Kashari në Durrës. Vasak deklaroi se kishte zgjedhur këtë mënyrë udhëtimi për të parë nga afër situatën e transportit në qytetin tonë. 

Gjithashtu Vasak shprehu interesin e palës franceze për të kryer investime të rëndësishme në këtë sektor në mënyrë që të fillojë rimëkëmbja e transportit publik si dhe atij hekurudhor. Po kështu ajo deklaroi se Durrësi është një qytet mjaft i rëndësishëm që ka ngjallur interesim të kompanive franceze sidomos në fushën e turizmit dhe transporteve. Kryebashkiakja Sako i ka shprehur vlerësimin ambasadores Vasak për kontributin që jep shteti francez në vendin tonë e veçanërisht në Durrës ne drejtime zhvillimore, artistike dhe shoqërore. 

Sako ka  garantuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkisë së Durrësit për të ndërmarrë hapa konkretë në nxitjen e biznesit francez për të investuar sa më shumë në qytetin bregdetar. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe prefekti i Durrësit Roland Nasto, drejtori i Ujësjellësit Spartak Kovaçi dhe drejtori i ndërmarrjes Rruga Aljon Hysko. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku i njohur Tritan Kalo, shkruan në Facebook se të gjithë së bashku me mirëbesim dhe mirëkuptim reciprok do t’i bëjmë ballë sfidës së

Kanë dalë rezultatet e testeve të Covid-19 për pjesën e mbetur të personelit të Kadastrës në Durrës.

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifiki

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë sot me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi “

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

“Dënim alternativ” është masa e marrë nga Gjykata e Apelit të Durrësit për 7 të miturit, të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë rreth

Në kohën kur në vend po flitet për shtim të kultivimit të kanabisit dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se ky fenomen njohu

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me qytetarë në Vlorë në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës s

Qeveria Rama ka miratuar sot një vendim për zonën për zhvillim në bashkinë Durrës, për atë që këshilli i ministrave e ka cilësuar Parku A

Prej më shumë se 24 orësh SHBA, BE, OSBE dhe Britani e Madhe kanë vendosur të ulen në të njëjtën tryezë me Këshillin Politik dhe t’i bind