Seanca dëgjimore në KLP/ Pas Arta Markut, radha e Fatjona Memçajt

13/11/2019 - 12:21

Menjëherë pas fjalës së kandidates Arta Marku, për Kryeprokuror/e, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vazhdoi me Fatjona Memçajn.

“Kam qenë një nga prokuroret e para të Task Force-s shqiptare për pastrimin e parave; kam drejtuar Drejtorinë Ligjorë në Presidencë duke bërë akte ligjore që shërbejnë edhe sot. Po kështu kam qenë edhe drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe prokurore në Prokurorinë e Apelit”, u shpreh Memçaj gjatë prezantimit të karrierës së saj.

Më tej shtoi:

“Jam doktore shkencash, kam eksperiencë disavjeçare, jam përfshirë në mësimdhënie; po kështu anëtare e bordit të Magjistraturës dhe anëtare e KED-së.”

E pyetur nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi,se si i shikon kompetencat që ka tani PP me ato që kishin më parë, Memçaj tha:

“PP transmeton shqetësimet e prokurorëve prandaj shoh të rëndësishëm bashkëpunimin me KLP-në. Prokuroria është një transformim: mbingarkesa, struktura e papërshtatshme, marrëdhëniet institucionale do të kalojnë formalizma; PP do të gjejë zgjidhjen duke dëgjuar dhe bashkëpunuar me institucione të tjera. Kuvendi ka ndërtuar mekanizma për të qenë në dijeni për punen e prokurorisë, nëpërmjet raportit vjetor të raportur nga PP.”

Ndërkohë, pyetjes “do të vendosni ta vini në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP-së, nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?”, Memçaj iu përgjigj:

“Unë kam frikë ligjin dhe ndaj e quaj veten një prokuror i mirë dhe shkeljen e tij nuk ia lejoj vetes ta bëj. Prokuroria shqiptare deri më tani është sulmuar për këtë që nuk respekton të drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë të fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe nëse e bëj une i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk

Një punonjës i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është reh

OSHEE njofton se në disa zona të Durrësit do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më 7 korrik në intervalin kohor 06:00-14:00, si pas

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 74 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Dy persona kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me

Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak.