Sezoni veror ka nisur, rrugët e Durrësit ku duhet treguar kujdes dhe nevojitet ndërhyrje e menjëhershme (FOTO & VIDEO)

07/06/2019 - 20:54

Rrugët e Durrësit në çdo sezon veror kanë marrë jetë njerëzish, ndërsa nga aksidentet rrugore shumë persona të tjerë kanë mbetur të gjymtuar për jetë. Ashtu si qytetarët durrsakë edhe turistët që vijnë përballen me një sërë problematikash në qarkullimin rrugor, problematika këto që po “hanë” çdo vit jetë njerëzish, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar apo edhe strukturat e tjera përgjegjëse mbeten vetëm në situatën e konstatimit.

Çdo shqiptar që ka një automjet paguan karburantin më të shtrenjtë ndoshta edhe në Europë, disa herë më lart se vendet e rajonit. Në çmimin e karburantit përfshihet edhe taksa për qarkullimin rrugor, që do të përkthehej si garanci për rrugë të mira për çdo përdorues. Në fakt ndodh e kundërta. Autostrada Durrës-Tiranë ka një fluks mesatar prej 50 mijë makinash në ditë. Ne do të ndalemi vetë, në pjesën e autostradës që mbulon rrethi Durrës, nga Plepat deri në Maminas.

Plot 7 pika të nxehta, burim për aksidente fatale janë evidentuar dhe me shkresë zyrtare u është kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe bashkisë ndërhyrje urgjente. Mbikalimi i Fllakës ka dalë nga harta e këtyre pikave një ditë më parë.

Drejtoria e Rrugëve dhe Policia e Qarkullimit Rrugor në Durrës kanë mbyllur dy prej kalesave të paligjshme në autostradën Tiranë –Durrës, në vendin e quajtur mbikalimi i Fllakës. Të dy kalimet që shërbenin si pikë hyrje dhe dalje në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, për banorët e zonave në të dy krahët e autostradës, ishin të paligjshme dhe burim aksidentesh të rënda.

Në mbikalimin e Fllakës mungonin të gjithë elementet e një rruge hyrëse dhe dalëse, pa sinjalistikë, pa ndriçim, duke detyruar drejtuesit e tjerë të mjeteve që të bëjnë ndalim të plotë për të hyrë në drejtim të Fllakës, ose në drejtimin tjetër, dhe për pasojë duke u bërë një rrezik i madh për aksidente.

Shpeshherë të gjithë drejtuesit e mjeteve përdorues të autostradës më të mbipopulluar në vend kanë qenë dëshmitarë apo edhe viktima të përplasjeve të ndryshme, si pasojë e makinave që në mënyrë të rrufeshme nga mbikalimi i Fllakës dhe hyjnë në autostradë, pavarësisht se mund të përdorin rrugë të tjera kalimi.

Policia e qarkullimit rrugor në Durrës në një komunikim me DurrësLajm, në prag të mbërritjes së fluksit të pushuesve, ka piketuar disa prej pikave të nxehta burim aksidentesh në zonën e Durrësit. Me një shkresë zyrtare i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të ndërhyjë në këto pika për të shmangur aksidentet rrugore. Tek mbikalimi në Maminas mungon sinjalistika e nevojshme orientuese për drejtimin e detyrueshëm të lëvizjes, shkak për të cilën kanë ndodhur aksidente fatale, pasi drejtuesit e mjeteve kanë hyrë në sens të kundërt të lëvizjes.

Në qendër të Maminasit rruga është me gropa, tek rrethrrotullimi ka ngadalësim dhe bllokim rruge.

Tek mbikalimi i Sukthit për shkak të ndalimit të mjeteve të transportit publik dhe këmbësorëve, është e domosdoshme vendosja e barrierave metalike, për të kufizuar daljen e menjëhershme të mjeteve në rrugën kryesore.

Tek mbikalimi i serave Shkozet në të dy anët e rrugës mungon tërësisht sinjalistika rrugore orientuese horizontale dhe vertikale, nuk ka ndriçim dhe aksidentet kanë qenë të njëpasnjëshme.

Në aksin rrugor mbikalimi Shkozet- mbikalimi i Plepave, pranë karburant Kastrati, është i domosdoshëm zgjatimi i trafikndarësit, për të shmangur kthimin e sensit të lëvizjes së mjeteve dhe ndërprerjen e fluksit të lëvizjes.

Tek nënkalimi i Urës së Dajlanit, tregtarët ambulantë zaptojnë trotuaret në sezonin turistik, duke u bërë premisë për aksidente rrugore. Bashkia Durrës dhe Policia Bashkiake duhet të marrin masa për largimin e tyre.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gota e pjata plastike, degë pemësh apo dheu nga vazot e luleve që ishin vendosur deri pak orë më parë në sheshin kryesor të qytetit të Du

IGJEUM sjell parashikimin e motit për ditën e sotme dhe te nesërme.

Ditën e sotme në portin e Durrësit ka mbërritur një anije ushtarake, pjesë e marinës turke.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte us

Një milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh pritet të skadojnë në fund të këtij viti.

Pas prishjes së ndërtesës katër katëshe, pranë stadiumit të ri "Arena Kombëtare", radhën e pati një ndërtesë në Kashar për t'i hapur rrug

Në Shqipëri shumica socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj p

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Po

 Kanë kaluar dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në kanionin e Holtës, ku humbi jetën 26-vjecarja, Desantila Sollaku, nga prurjet e fuqishme