SHBA mbështet reformën e burgjeve, ambasada: 920 mijë $, në shënjestër vendet ku mbahen kriminelët më të mëdhenj

13/12/2019 - 11:43

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar një pjesë të planeve të SHBA-ve për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.  

Ambasada ka publikuar në Facebook një foto nga takimi mes drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili dhe drejtoreshës së Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj drogës në ambasadë.

Bëhet fjalë për një investim fillestar prej 920 mijë dollarësh që do jenë në shërbim të programeve shënjestër të të cilëve janë burgjet ku mbahen kriminelët më të mëdhenj.

POSTIMI I PLOTË

Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar. #ShBANdihmonShqiperineTeLuftojeKorrupsionin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vetëm një vit ekzistencë, Century 21 EON, që operon në Durrës ka arritur rezultate impresionuese.

Urdhëri i dëbimit i nxjerrë nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, ngre dyshime të forta se atij ju mohua hapur e dre

Të tjera detaje zbulohen rreth arrestimit të 18-vjeçarit, D.M., banues në Durrës i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeç

Sot shënohen 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe ashtu si në çdo përvjetor, familjarë, të afërm të

Viti 2019 ka shënuar një rritje rekord të temperaturave në të gjithë botën.

Faruk Baybasin, i konsideruar si ‘Escobari’ turk doli sot pranë trupit gjykues në Tiranë në limite të afatit të masës së sigurisë vendosu

Çështja e Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Endri Qyqes dhe të pandehurve të tjerë vazhdon të shkaktojë diskutime.

Mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko, ka raportuar se Ukraina planifikon të hapë Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri në vitin 2020.

Zbardhet vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë dy ditë më parë.