Shembet ndërtesa te stadiumi, pronarët: Dëmshpërblim me vlerë tregu

12/07/2019 - 15:16

Në orët e para të mëngjesit të së premtes Inspektoriati i mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës ka shembur godinën 5 katëshe në krah të stadiumit "Arena Kombëtare". Shembja e ndërtesës është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar.

Pronarët thonë se shembja e objektit ka ndodhur herët në mëngjes dhe sipas tyre nuk i kanë lënë kohë për të çmontuar katet e tjera të objektit. Pas shembjes së objektit ata kërkojnë dëmshpërblim në bazë të vlerës së tregut.

“Sot po ndodh ajo që nuk pritej. Erdhi sot në mëngjes në orën 06:30 policia ndërtimorë bashkë me tjetrën. Kanë rrethuar vendin dhe nuk kanë pritur asnjë moment. Problemi ështe sepse dëmshpërblimi është bërë në mënyrë katastrofale vetëm 300 euro për metër katror ndërkohë që këtu tatohesh me 3000 euro metër katror. Rilindja po vazhdon të lindi diçka e re e bukur sepse po i hapet rruga këtyre pronarëve të fuqishëm.”

Sipas tyre pas gjithë kësaj prishjeje fshihet kryeministri Rama i cili mëngjesin e së premtes ka zgjedhur sipas tyre të ndjekë live prishjen e objektit nga hoteli që ndodhet aty afër.

“Edi Rama është tek Sheratoni dhe po shikon live shembjen. E kërkuam dhe 1 orë shtyrjen ato thanë jo se e do KM për të parë live shembjen se do të shikoj pronën e vet përball si po i del.Nqs do vinin në darkë do i hiqnim brenda ditës. E rrethoi policia erdhi në mëngjes dhe nuk lejuan asnjë veprim tjetër.”

Teksa godina shembej nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe punonjësve të një biznesi I cili kishte marrë me qira katin e tretë të objektit.

Kjo përplasje ka ardhur për shkak se në ambientet e brëndshme të godinës gjendeshin dokumente me vlerë për disa biznese të cilët thonë se nuk I kanë lënë kohën e mjaftueshme për ti hequr.

“Fjalë që do prishet sot apo nesër por jo njoftim. Ne kemi 15 vite jetë këtu dokumenta kemi kasafortat. Gjysëm ore të bllokohet ti marrim gjërat.”

Pronarët e objektiti 5 katësh thonë se prishjen e godinës së tyre do ta cojnë në gjykatë.

"Ne e kemi nisur vetëm nëpërmjet gjykatës nëse gjykata do vij një ditë gjykata që duam nëse duam të hyjmë në europë. Unë jam biznesmen dhe ato lekë janë lekët e biznesit tim janë lekë djerse duam të respektohemi si njerëz të këtij vendi që paguajmë taksat.”

Qeveria me vendim të kryeministrit Edi Rama vendosi në datën 26 qershor 2019 shpronësimin e këtij objekti me vlerë 107 milionë lekë. Për këtë objekt leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2003 nga kryeministri Edi Rama i cili në atë kohë drejtonte Bashkinë e Tiranës. Prej 5 vitesh pronarët e ndërtesës 5 katëshe kishin aplikuar për legalizimin e një pjese të objektit dhe vetëm në muajin Prill të 2019 kanë marr legalizimin e plotë./BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli

Një incident ndodhi me një vajzë sot në plazhin e Durrësit, e cila pasi kishte humbur ndjenjat, ishte rrëzuar në tokë duke u përplasur me

-Fjala në varrimin e kësaj gruaje fisnike dhe me karakter të jashtëzakonshëm

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte sot në terren, në kuadër të zbatimit të masave të Planit Operacional në luftën ku

Mëngjesin e sotëm, si çdo ditë, në portin e Durrësit kanë mbërritur dy tragetet e linjës Bari-Durrës.