Pas prishjes së ndërtesës katër katëshe, pranë stadiumit të ri "Arena Kombëtare", radhën e pati një ndërtesë në Kashar për t'i hapur rrugën ndërtimit të bulevardit "Migjeni".

U deshën 24 orë kohë për të prishur ndërtesën, nga punonjësit e bashkisë së Tiranës. Sipas kryebashkiakut Veliaj, janë çliruar qindra familje dhe do të urbanizohen dhjetëra blloqe në zonën e Astirit.

"Pas çibanit tek “Arena Kombëtare”, 24 orë punë non stop për t'i hapur rrugë Bulevardit “Migjeni” në Kashar – investim që çliron qindra familje e urbanizon dhjetëra blloqe në Astir". Kompensim e sistemim për ndërtimet pa leje, por Tirana nuk ndalet së zhvilluari prej asnjë pakice zhurme", shkruan Veliaj.