Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 ka humbur jetën në vendin tonë, duke e çuar numrin në 66 numrin total të viktimave.

Mësohet se bëhet fjalë për një 86-vjeçar nga Shkodra që po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19.