Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja i cili u prek nga koronavirusi, ka dalë i shëruar nga spitali Infektiv, pas trajtimit disa ditor në këtë repart.

Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Facebook se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu.

Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19.

Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin vdekjeprurës.