Një makinë luksoze tip “Lamborgini” është bllokuar pasi kishte parkuar gabim disa herë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa kishte edhe një koment.

Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso te parkosh, siç parkon dhe në Gjermani! Flm qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni "Tirana Ime" – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”, shkruan Veliaj.

Bashkia ka publikuar fotot që tregojnë të njëjtin mjet duke parkuar tri herë gabim në vende të ndryshme.