Si pasojë e shirave të rënë gjatë 24 orëve të fundit, lumi Ishëm ka dalë gjatë natës nga shtrati në fshatrat Murqinë dhe Mallkuc të Fushë-Krujës.

Ka prezence uji në toka bujqësore dhe të mbjella.

Ndërkohë rruga e lagjes fundore të fshatit Murqinë është e bllokuar nga uji. Deri më tani nuk raportohet për dëme në banesa apo njerëz.