Reshjet intensive të shiut në Shkodër shkaktuan përmbytje jo vetëm të rrugëve, por edhe të spitalit rajonal.

Uji depërtoi brenda repartit të Imazherisë.

Në pamjet e publikuara, shihen sanitaret e spitalit teksa largojnë ujin me fshesa nga korridori.

Deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku ka bërë publike pamjet e përmbytjes duke denoncuar paaftësinë e drejtuesve, duke nisur nga ministrja e kryeministri.

Reagimi i deputetes Izmira Ulqinaku:

Bie shi dhe spitali del jashtë funksionit!

Të nderuar, vëreni çfarë po ndodh ne Spitalin Rajonal të Shkodrës!
Bie shi një orë dhe përmbytet spitali!
Kjo është shëndetësia që duam! Shëndetësia që po na ofron Edi Rama së bashku me Ministren përkatëse që viziton aq shpesh Shkodrën!

Këto janë pamjet që më dërgojnë qytetarët e Shkodrës.