Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shkarkimi i Presidentit/ Balla: Duam një president që shërben në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

04/05/2021 - 13:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Taulant Balla, foli mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Balla tha se Presidenti ka shkelur rëndë kompetencat e tij dhe se nuk ka qenë një president mbi palët. Ai shtoi se nisma për të shkarkuar Metën nuk ishte nismë kundër opozitës por thjesht një nismë për të pasur një president mbi palët politike.

“Nuk dua të flas për procedurën e shkarkimit të Presidentit. Por dua t’ju them që unë vlerësoj që është në dinjitetin institucional të këtij Parlamenti që e mbyll mandatin në 9 shtator, unë t’ju them që në respekt të këtij dinjiteti institucional ne respektojmë vullnetin masiv të qytetarëve, tek demokratët e thjeshtë të këtij vendi që janë ndier më të fyer sesa ne që në krye të atij vendi vetëm President s’ka qenë. Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim.

Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas. Në këtë këndvështrim biem të gjithë dakord, që presidenti duhet hetuar”,
tha Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hiqet tenda në sheshin "Liria" në Durrës, e ngritur për procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve për moshat +65 vjeç.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, neutraliz

Profesor Tritan Kalo ka dhënë lajmin e mirë mëngjesin e sotëm se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv që nuk është paraqitur

Më 11 janar, një zhurmë e fortë matrapiku dëgjohej në mes të Bulevardit Dyrrah – arteria kryesore e Durrësit, e cila e merr emrin nga top

Një ditë pasi portali "DurrësLajm" publikoi foto dhe video të situatës së krijuar në qytet për shkak të grumbujve me mbeturina, koshat e

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pas

Këtë të shtunë, deri në orët e mesditës territori do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për sh

Ibrahim Didani është kambisti, i cili ra pre e grabitjes sot në mbrëmje nga tre persona në Sarandë.

Autoriteti Portual Durrës shpall konkursin për 2 (dy) vende vakante prane Forcës së Sigurisë Portuale Durrës per pozicionin e punës: