Shkarkohet nga detyra Roni Shqopa, Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor për Rajonin e Durrësit. Shkarkimi i Shqopës është bërë ditën e premte.

Roni u emërua në këtë post në fund të vitit 2017. Ndërsa më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Kavalishencës.

Nuk dihet kush do të jetë emri që do të pasojë Shqopën në këtë post. Por emërimet e fundit në Durrës kanë trazuar ujërat në PS-në lokale.