Në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e hënë në Durrës, ku nga shkëputja e krahut të vinçit të betonieres u lëndua një punëtor, policia ka vënë në pranga drejtuesin e vinçit.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,”, njofton sot policia e Durrësit.

Të hënën më 9 shtator, në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, 46-vjeçari ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D. 49 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.