Shkon në 11 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

79-vjeçari me inicialet B.H., ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.

Ministria e Shëndetësisë ndërsa shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

“Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme. Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!”, apelon MSH.