Shkon në 5 numri i viktimave në Shqipëri, humb jetën 49-vjeçari! Zgjerohet sërish harta

24/03/2020 - 11:03

Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 49-vjeçar i cili ndodhej i shtruar tek spitali Infektiv prej disa ditësh.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i të infektuarve të rinj është rritur me 19 raste, duke e çuar kështu numrin e të prekurve deri më tani në 123.

DEKLARATA nga Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik:

Një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Deri tani 10 të shëruar pas testeve konfirmuese.

24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.

Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.

Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•Tiranë            72 qytetarë

•Durrës             8 qytetarë

•Lushnje     4 qytetarë

•Elbasan     2 qytetarë

•Fier        12 qytetarë

•Rrogozhinë     2 qytetarë

•Kavajë            4 qytetarë

•Korcë              9 qytetarë

•Vlorë              4 qytetarë

•Shkodër          2 qytetarë

•Lezhe             1 qytetarë

•Berat              1 qytetarë

•Has                 2 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkia e Durrësit ka shenjëzuar rrugët e qytetit në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën në pika shërbimi ku janë evidentuar rradhë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela përmes një letre drejtuar prokurorëve iu bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden, në

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje p

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA pasi rriti 750 dollarë për pilulë çmimin e një medikament

Gjatë orëve të vona të natës, kur të gjithë qytetarët janë të ngujuar në shtëpitë e tyre nga izolimi për shkak të koronavirusit, ndërsa e

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës.

Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Oge