Vijon prishja e ndërtesave të dëmtuara rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Këtë të diel, Inspektoriati Kombëtar i Kontrollit të Territorit ka shembur me eksploziv të kontrolluar një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit. 

Pallati ishte shpallur me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e banorëve si dhe rrezik potencial edhe për ndërtesat e tjera ngjitur.

Zv.ministrja Rovena Voda ka bërë me dije pak më parë se deri më tani janë prishur 27 objekte me shpërthim të kontrolluar në Durrës.