Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka dhënë në një dalje për mediat detaje lidhur me shpërthimin e së hënës në Tiranë.

Jaupaj tha se po hetohet në pistën e hakmarrjes, ndërsa pohoi se veç shënjestrës së atentatit është plagosur lehtë edhe një qytetar italian, kalimtar në zonë.

“Kemi një shpërthim i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është mbledhur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda nën drejtimin e departamenti të policisë kriminale, në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë veprime. Ka pista për një hakmarrje mes personit të dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës. I dëmtuari është futur në sallën e operacionit dhe ka shpresa se do përmirëoshet. Ka dhe një kalimtar të plagosur, një shtetas italian, i dëmtuar lehtë”, tha Jaupaj.