Qeveria është duke organizuar ankandin për blerjen e 800 mega herz kapacitet të rrjeteve që i shërbejnë infrastrukturës së internetit në Shqipëri e cila do të bëjë të mundur të përballojë me shpejtësinë e duhur internetin 4 G dhe atë 5 G në të ardhmen.

Lajmin e dha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë një takimi me sipërmarrës në fushën e inovacionit. Ai tha se autoritetet po punojnë që në të ardhmen shumica e shërbimeve shtetërore të kryhen përmes teknologjisë dhe shërbimeve online.

Qeveria është duke organizuar me autoritetet përkatëse edhe ankandin për 800 mega herz, që do të thotë, do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit 4G, 5G, në mënyrë që shërbimet kryhen online të mund të mbahen në këto “big data”.

Kreu i Infrastrukturës tha se Shqipëria ka buxhet të vogël për nxitjen e inovacionit, çka ka bërë që shumë biznese dhe forcë pune e këtij tregu të largohet jashtë vendit. /tvklan.al