Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitin 2022-2023.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Vendi ynë u mbështet nga 175 vende anëtare te OKB ndërsa në votim morën pjesë në 190 shtete.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së.Votimi ishte i fshehtë.

Kjo eshte hera e parë e përzgjedhjes së vendit tonë në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.