Ndërtesa që shihni në foto, nuk është një ndërtesë e rastësishme në Selanik të Greqisë, por shtëpia-pallat e ish-kryeministrit të Shqipërisë.

Publicisti dhe Historiani, Arben Llalla shkruan se kjo godinë në shtetin grek, i përket ish-kryeministrit Hasan Prishtina.

“Shtëpia-Pallat e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina në Selanik, ky objekt është pronë e një shtetasi të Shqipërisë, prandaj do të ishte e udhës që Shqipëria të kërkonte zyrtarisht rikthimin e pronës së shtetasit të saj. Janë me dhjetra shtëpi dhe pasuri të patundëshme të shtetasve të Shqipërisë që pas vdekjes së tyre u janë dhuruar Shqipërisë, por ende Shqipëria nuk ka mundur ti marë. Duhen të hapen letrat dhe jo të heshtet për këto prona.”-shkruan Llalla.