Si pasojë e mungesës së prokurorit është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në kërkim së bashku me dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj.

Pak kohë më parë gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të zgjasë hetimet, ndërkohë që sot, njeriu që ka gati një vit që kërkohet nga drejtësia, Jaeld Çela ka dhënë shenja jete. Ai ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij.

Më 16 shtator Jaeld Çela bëri kërkesë per mbylljen e hetimeve. Gjyjata nisi seancwn, por mungesa e prokurorit shtyu procesin.

Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por të tre zyrtarët u arratisën jashtë vendit.