Është shtyrë sërish seanca për Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve, të cilët kanë pretenduar se nuk kishin mundësi të bënin mbrojtjen, pasi nuk u hapej një CD e prokurorisë.

Pas kërkesës së Arbër Çekajt, në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Çekaj ka deklaruar në seancë se është arrestuar padrejtësisht. Ndërsa deklaroi se Prokuroria ka prishur operacionin qëllimisht për të shpëtuar trafikantët e vërtetë

“Pala shqiptare nuk ka respektuar marrëveshjen me palën gjermane që nuk do më shkelen të drejtat”, tha ai.

Seanca e radhës është shtyrë për më 4 mars.