Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta i dërgoi një kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë.

Pas kësaj kërkese, ka ardhur reagimi i ministrisë së Drejtësisë, e cila thekson se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve:

Duke marrë shkas nga kërkesa për informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, disa portale kanë spekuluar duke publikuar lajme të rreme të natyrës destabilizuese.

Në këto kushte e çmojmë të nevojshme të përgënjeshtrojmë këto lajme dhe të informojmë publikun se asgjë nga sa është publikuar në këto portale në lidhje me situatën në burgje nuk është e vërtetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis.

Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre.

Ftojme mediat në informacionet që bëjnë publike, ti referohen komunikimit me institucionet përgjegjëse.