Specialisti civil pranë Forcës Detare në Plepa, Shefqet Kërcelli, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur dritë mbi historinë 40-vjeçare të sillosëve të grurit në portin e Durrësit.

Projektimi dhe zbatimi i projektit për ndërtimin e tyre u realizua nga inxhinieri Shpëtim Prodani dhe kolegë të tij në vitet e sistemit të kaluar. Edhe sot pas 40 vitesh, sillosët janë ende në punë, janë ende të fortë dhe mjaft funksionalë. Vazhdojnë përdoren për atë që u projektuan.

Specialisti Kërcelli në postimin e tij vë theksin në faktin se nëse dhe në vendin tonë do të ekzistonte ashtu si edhe në vendet e zhvilluara “e drejta e patentës, e drejta e shpikjes, e drejta e pronës vetiake, sot do shihnim të pasur… atyre që i takonte realisht… me mund e djersë…”

Postiimin e tij Kërcelli e mbyll me fjalinë “Tek ndodhi mbrapsht kjo punë…” si për të treguar se si shumë gjëra në vendin tonë edhe frytet e punës dhe përkushtimit të dikujt apo disave i gëzojnë të tjerë!!!

Postimi i plotë: