Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Ekspertët kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e shtrëngimit të masave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe viktimave.  

Aktualisht ndalohet qarkullimi nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Në këtë orar mbyllen baret dhe restorantet të konsideruara ndërsa mësimi vijon online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë si dhe i universiteteve. Gjithashtu vijojnë të jenë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.