Gazetari Sokol Balla ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.

Teksa shpreh solidaritet, gazetari ironizon reagimet e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një postim në Facebook, ai thotë se jo të gjithë i mbrojnë fëmijët me pallate e ekskorta policie.

“Dhe ketu larg ne Rio ndersa shetisja ne Ipanema pa njerez ne mengjes, mesova per incidentin qe mund te kete perfshire Lubonjen ose vellain e tij. 

Pastaj lexova postimin e Presidentit, te gruas se Presidentit, te partnerit te saj opozitar dhe te babait te tij shpirteror.

Pa i hyre dy-standardeve dhe te vertetes shume thelle, indiferent ndaj mungeses se solidaritetit mes nesh njerezve te medias ne raste te tilla ndaj meje, totalisht solidar me Lubonjen dhe familjaret e tij, edhe ky rast tregon sesa te pambrojtur jane gazetaret, sesa shpesh ata jane vetem me hijen e tyre, perballe retorikave te egra te politikaneve, qe pastaj motivojne indirekt te cmendur ne rruge te sulmojne ata (gazetaret) ne menyre agresive. 

Nuk e them kete si shenje frike, po jo te gjithe i kemi sistemuar femijet me pallate dhe eskorta policie”, shkruan Balla në Instagram.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve, është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Personi i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.