Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Sot mblidhet Këshilli Bashkiak Durrës, miratohet lista e 12-të e përfituesve të grantit të tërmetit

20/04/2021 - 08:16

Mesditën e sotme do të mblidhet Këshilli Bashkiak Durrës. 

Mbledhja jashtë radhe që pritet të mbahet në orën 12:00 nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik përmban 8 pika në rendin e ditës.

Brenda harkut kohor të një jave, bashkia do të kalojë për miratim dy lista të familjeve përfituese të grantit të rindërtimit. Kujtojmë që më 14 prill, u miratua lista e 11-të me 1351 emra.

RENDI I DITËS

  • 1- PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN PRILL 2021
  • 2-PËR NJË NDRYSHIM NË VKB NR.471, DATË 23.12.2017 “PËR MIRATIMIN E LINJAVE RRETHQYTETASE TË TRANSPORTIT PUBLIK PËR TERRITORIN E BASHKISË DURRËS, INTINERARIN, STACIONET DHE ORARET E TYRE”, I NDRYSHUAR
  • 3-PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË PIKËS 2, TË VKB NR. 41, DATË 31.03.2021 “PËR AKORDIMIN E NDIHMËS FINANCIARE PËR FAMILJET E DËMTUARA NGA PËRMBYTJET TË SHKAKTUARA NGA RRESHJET E DENDURA NË NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH , KATUND I RI, SI DHE NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.6, BASHKIA DURRËS
  • 4-PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT E FONDIT PREJ 74,042,220 LEKË PA TVSH, TË PËRFITUAR NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 935, DATË 25.11.2020, NGA PJESA E FINANCUAR NGA GRANTET E FONDIT TË RINDËRTIMIT
  • 5-PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 88,128,502 LEKË TË PËRFITUAR NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 213, DATË 21.03.2021 NË FORMËN E TRANSFERTËS SË PAKUSHTËZUAR NGA FONDI I RINDËRTIMIT I BUXHETIT TË SHTETIT
  • 6-PËR MIRATIMIN E NDIHMËS FINANCIARE ME VLERË 4,995,416 (KATËRMILION E NËNTËQIND E NËNTËDHJETË E PESË E KATËRQIND E GJASHTËMBJEDHJETË) LEKË ME TVSH, PËR FAMILJET E DËMTUARA SI REZULTAT I DËMIT TË SHKAKTUAR NGA PRISHJA E DETYRUAR E OBJEKTEVE/NDËRTESAVE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.3, TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS LISTËS BASHKËNGJITUR
  • 7-PËR MIRATIMIN E FONDIT PREJ 300.000 (TREQIND MIJË) LEKË PËR RIMBURSIMIN E SHPENZIMEVE PËR NDËRHYRJET KIRURGJIKALE DHE PËR RIKUPERIMIN FIZIK POST TRAUMË TË VOLEJBOLLISTES PAMELA MEHJA, PJESË E SKUADRËS SË VOLEJBOLLIT PËR FEMRA “TEUTA”, DURRËS
  • 8-PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË DYMBËDHJETË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN E BANESAVE TË DËMTUAR SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare