KQZ ka vendosur të hapë sot kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS-së në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkuroi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapje kutish.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.