Këtë të shtunë, Forcat xheniere të FA-ve në bashkëpunim me IKMT-në do të shembin një tjetër godinë në Durrës me tritol.

Burime nga IKMT thanë për “DurrësLajm” se do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i një objekti 5-katësh që ndodhet në Shkozet, te Kastrati, pranë Kolaudimit.

Ndërkohë, ditën e djeshme vijoi procesi i shembjes së 6 objekteve të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, prishja e të cilave u krye me fadromë.

Në total në të gjithë qarkun e Durrësit, nga data 29.11.2019 – 06.12.2019 janë shembur gjithsej 33 objekte.
Ndërsa numri deri më tani i objekteve për t’u prishur në Durrës, ka shkuar në 72, sipas të dhënave që deklaron zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda. 

PUNA NË TERREN

• Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

• Bashkia Krujë – 2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t'u prishur;

• Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325  për t'u prishur;

– Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:
1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)
1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)
3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)
1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)
1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)
1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)
1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)
1 objekt në Durrës
1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)
1 objekt 5-katësh, (hotel "Lubjana”)
1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)
1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”
1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)
1 objekt 4-katësh në Shkozet
1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”
1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”
1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:
2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë
7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë
1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:
1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;
1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.