Viti i Ri trokiti edhe në Durrës!

Qytetarët durrsakë kremtuan ndërrimin e viteve me një spektakël fishekzjarresh, që vijoi për disa minuta me rradhë. 

Viti 2020 vjen me shpresën e të gjithë qytetarëve për një vit më të mirë, ndryshe nga 2019 që shkaktoi në fund të muajit nëntor tërmetin shkatërrimtar, pasojat e të cilit do të ndihen për shumë kohë në qytetin bregdetar.

Portali DurrësLajm iu uron gjithë durrsakëve dhe shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2020!”