Studentët e UAMD-së paralajmërojnë protestë gjatë ditës së nesërme. Njoftimi është bërë nga vetë studentët përmes rrjeteve sociale. Në njoftimin e tyre për shtyp, ata kërkojnë: “Përgjysmimin e Tarifave të Universiteteve, heqjen e tarifave shtesë dhe anullimin e VKM për provimet përsëritëse, përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së universiteteve si dhe përmirësimin e kushteve nëpër konvikte”.

Njoftimi i shpërndarë nga studentët:

Neser date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithe studentet ne kembe per të drejtat e tyre.

Studentet njezeri kerkojne: Pergjysmimin e Tarifave te Universiteteve, heqjen e tarifave shtese dhe anullimin e VKM per provimet perseritese, permiresimin e kushteve dhe infrastruktures se universiteteve si dhe permiresimin e kushteve neper konvikte.

JO favorizim te universiteteve private per perfitime personale. Edi Rama sapo i poshteroi serisht te rinjte duke i cilesuar ngelesa. Rinia nuk eshte ngelese por eshte nje rini qe perpiqet me mish e me shpirt per te mesuar e studiduar, eshte nje rini qe merr para borxh per te paguar tarifat e rritura te Edi Rames.

Ngeles eshte nje dhe vetem nje, Edi Rama i cili po fut cdo dite e me shume doren ne xhepin e te rinjve e cdo qytetari te ketij vendi.