Në datën 22 maj, studentët kanë lajmëruar një tjetër protestë. Tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit në orën 12.00

Studentët shprehen se arsyet e protestës lidhen me premtimet e pambajtura të qeverisë lidhur me kërkesat e tyre.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.