Trafik tejet i rënduar paraqitet pasditen e kësaj të diele në Durrës, konkretisht në Vollga dhe në zonën e Currilave. Moti i favorshëm ditët e fundjavës rëndon përherë trafikun në akset kryesore të qytetit, por këtë pasdite ka qenë e pamundur të lëvizësh me automjet.

Në zonën e Currilave, raportohet se drejtuesve të mjeteve iu është dashur fiks një orë për të përshkuar rrugën nga “Aragosta” deri te pjesa ku mbaron trafikndarësja e në kthim. Radha e gjatë e mjeteve mbetet e ngarkuar deri në afërsi të hotel “Arvit”.

Në ditë të tilla, durrsakët dhe të gjithë pushuesit që zgjedhin të vijnë në Durrës, do të ishte më mirë t’i parkonin makinat e të preferonin të lëviznin në këmbë.