Masa ajri më të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriperëndimore po afrohen drejt territorit të Shqipërisë duke influencuar mot me reshje shiu dhe rënie graduale të temperaturave. 

E Shtunë 07 Shtator 2019

E Shtunë dt 07 Shtator 2019 moti do të mbetet  i paqëndrueshëm me vranësira reshje shiu dhe stuhi  në pjesën më të madhe të territorit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   14/27°C 

Zonat e  ulëta    15/32°C

Zonat  bregdetare  19/29°C

E Diel 08 Shtator 2019

E Diel dt 08 Shtator 2019 moti do të jetë me diell në zonën bregdetare dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk do të mungojnë rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime të konsiderueshme.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   14/29°C 

Zonat e  ulëta    15/33°C

Zonat  bregdetare  20/29°C