Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga një mot i acartë, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë C në zonat malore.

Ky i ftohtë vjen si pasojë e ndikimit të stuhisë “Filomena”, ndërsa sipas meteorologut Hakil Osmani, temperaturat vlerësohet të jenë deri në 10 gradë më të ulëta se normalja.

Për “abc news”, ai thotë se përmirësim të motit do të kemi vetëm pas ditës së mërkurë, të javës që vjen, ndërsa të enjten do të kemi dhe një rikthim të reshjeve të shiut.

“Duke qenë se kemi tërheqje të masave ajrore të acarta që i kemi përjetuar gjatë stuhisë “Filomena”, kemi ardhjen e masave të ngrohta nga Mesdheu duke bërë që të kemi edhe reshje”, tha ai.