Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave.

Teksa vijon ngujimi në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, raportohet se janë shënuar përplasje, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige, si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin.