Tërhiqet kompania që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike: Pranon të dorëzojë byzylykët, sëbashku me kryerjen e procesit të kolaudimit të tyre

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se "sot në orën 14.30 në ambientet e Ministrisë u paraqiten përfaqësuesit e kompanisë private që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike. Ata pranuan që të dorëzonin pajisjet në pronësinë e Ministrisë së Drejtësisë, dhe lejuan grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë kolaudimin e pajisjet, sëbashku me ekspertët e kompanisë".

"Ministria e Drejtësisë për shkak të kompleksitetit të procesit, kërkojë bashkëpunimin dhe ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për të mbikëqyrur procesin e marrjes në dorëzim të këtyre pajisjeve dhe realizimit të procesit të kolaudimit nga grupi i punës. Në përfundim të procedurës së koalaudimit, Ministria e Drejtësisë do të bëjë marrjen në dorëzim të këtyre pajisjeve, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratës dhe realizimit të procesit të mbikëqyrjes elektronike sipas ligjit. Ministria e Drejtësisë garanton se procesi i kolaudimit do të jetë i pandërprerë, me qëllim mos pengimin e funksionimit të ofrimit të shërbimit të mbikëqyrjes elektronike", thuhet në një njoftim zyrtar.