Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritet me Shqipërinë për sa i përket tërmetit të rënë më 26 nëntor, ku la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të dëmtuara.

Gjatë konferencës së Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA – “Karta e Adriatikut” në fjalën e saj Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.” tha  Laura Cooper.

Këtë vit Shqipëria nbajti kryesimin e “Kartës së Adriatikut (A5)”. Kryesimi i Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A5) gjatë vitit 2019.

Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të iniciativave rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit të saj në shumë iniciativa rajonale (duhet theksuar që ka statusin e vendit anëtar që në fazat fillestare të krijimit të këtyre iniciativave), por vendi ynë është një nga vendet të cilat janë krijuar dhe janë firmosur dokumentet e themelimit, respektivisht të dy nga iniciativat rajonale më të mëdha siç është SEDM dhe A5.