Persona të pa identifikuar kanë thyer xhamat dhe dyert e KZAZ-së numër 9 në Tropojë e më pas kanë hequr materialet zgjedhore që ndodheshin brenda ambientit.

Vendimi për lirimin e qendrave të KZAZ-ve nëpër qytete ka ardhur pas anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se tensione dhe përplajse ka pasur edhe në Shkodër pasi është kërkuar që të lirohet KZAZ-ja numër 2 në këtë qytet. Në Shkodër ka pasur debate mes policisë bashkiake dhe asaj të Rendit.